Kinë/ Financial Times: Mbi 200 milionë të infektuar me Covid-19 në dhjetor

Kryeqyteti kinez, Pekini hoqi pothuajse të gjitha kufizimet lidhur me koronavirusin, por kjo solli një përkeqësim të situatës. 18% e popullsisë, ose rreth 250 milionë njerëz janë infektuar me këtë virus vetëm 10 ditët e para të këtij muaji.

Sipas Financial Times, numri i rasteve në një ditë ka arritur deri në 37 milionë. Shifrat janë bërë të ditura nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Kjo valë infeksionesh ka sjellë një fluks në spitale, me urgjenca dhe reparte të kujdesit intensiv të tejmbushura. Mësohet se spitalet janë urdhëruar të marrin përsipër trajtimin e pacientëve me simptoma më të rënda.

Kina ka raportuar zyrtarisht vetëm 8 vdekje këtë muaj. Mungesa e informacionit nga autoritetet kineze, ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë të ushtrojë “presion” mbi Pekinin që të jetë më transparent për regjistrimin e rasteve të reja apo personave që shtrohen në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *