Këto janë pesë forcat speciale më të mira në botë

Kur misioni është afër së pamundurës, dhe kur është e nevojshme marrja e masave drastike përballë situatave shumë të vështira, atëherë me to duhet të merren një grup njerëzish shumë të përgatitur.

Kjo është arsyeja pse quhen Forcat Speciale. Ato janë një njësi ushtarake e organizuar posaçërisht, e pajisur me armë dhe taktika jo-konvencionale, dhe që stërviten për operacione speciale.

Forcat Speciale, kanë luajtur një rol thelbësor gjatë gjithë historisë së luftës. Ato kryejnë një numër funksionesh, si shpëtimi i pengjeve, operacionet kundër-terrorizmit, operacionet e zbulimit, reagimit të drejtpërdrejtë dhe luftës jo-konvencionale. Një ushtar i Forcave Speciale, i nënshtrohet disa viteve stërvitje fizike dhe psikologjike shumë intensive.

Sot Forca Speciale ka thuajse çdo vend, por më të fortat janë 5 prej tyre.

Britanikët e SAS

Special Air Service (Shërbimi Special Ajror), është forca e parë speciale moderne në historinë ushtarake. Ideja për këtë njësi u hodh nga togeri britanik Dejvid Stërling, që mendonte se për shkak të natyrës mekanike të luftës, ekzistonte nevoja e një ekipi të vogël ushtarësh shumë të trajnuar dhe të aftë në artin sulmit të beftë.

Ata mund të pushtonin territoret armike për të mbledhur informacione të klasifikuara, shpëtuar robërit, apo kryer operacione të tjera, duke i shkaktuar dëme të mëdha armikut në prapavijë. Përzgjedhja e rektrutëve të SAS, ka kritere shumë të rrepta, kur gati 90 për qind e aspirantëve dështojnë.

Ata stërviten kryesisht në zona të egra malore dhe xhungla. Shpërndahen nëpër pyje, dhe detyra e tyre është shmangia e kapjes rob, në një kohë që duhet t’i rezistojnë marrjes në pyetje deri në 36 orë nën presion dhe torturave të tmerrshme, pa dhënë informacione të rëndësishme.

Amerikanët e NAVY SEALS

Ata quhen ndryshe edhe si “Ekipi i Burrave me Fytyra të Gjelbra”. Sukseset e kësaj njësie speciale, kanë frymëzuar shumë filmave në Hollivud. Kjo njësi është pjesë përbërëse e komandës detare, ndonëse ajo është e trajnuar që të operojë në të gjitha mjediset.

NAVY SEAL, është e fokusuar në misionet e shpejta të hyrjes dhe daljes nga një zonë problematike. Komandot e saj futen në territorin armik, mbledhin informacionet e duhura, shkatërrojnë pozicionet armike dhe shpëtojnë pengje, që të gjitha këto në një hark kohor shumë të shkurtër.

U themelua zyrtarisht u formua më 1 janar 1992. Rekrutët i nënshtrohen një programi stërvitor sfilitës, ku vetëm 25 për qind e të trajnuarve, arrijnë në fund të bëhen pjesë e kësaj njësie. Kjo njësi ka kryer shumë misione të suksesshme përfshijnë ndërhyrjen në Somali, Luftën në Afganistan, vrasjen e terroristit saudit Osama Bin Laden etj.

Rusët e Spetsnaz

Spetsnaz, është shkurtimi i emërtimit në gjuhën ruse të Forcës së Qëllimeve Speciale. Pjesëtarët e kësaj njeri janë të njohur për aftësinë e tyre për t’i rezistuar torturave djallëzore, ndërsa mbrojnë informacione shumë të vlefshme. Forma e tyre e trajnimit është aq ekstreme, saqë vlerësohet si e paligjshme në SHBA.

Ky grup ishte dikur aq sekret në operacionet që kryente, sa që sovjetikët nuk dinin thuajse asgjë për ekzistencën e tyre, derisa politika e Glasnost (hapjes) e Mikail Gorbaçovit në fund të viteve 1980, solli zbulimin e shumë sekreteve shtetërore.

Kjo njësi elitare e ushtrisë ruse, angazhohet shpesh në operacionet në vendet e huaja, duke kryer zbulime, sulme diversioniste dhe misione sabotimi. Pjesëtarët e Spetsnaz, flasin rrjedhshëm në disa gjuhë të huaja, dhe kjo i jep mundësi të depërtojnë më lehtë në territorin e huaj gjatë misioneve të tyre.

Izraelitët e Sayeret Maktal

Sayeret Maktal, është një tjetër njësi shumë e respektuar e forcave speciale. Krahas rolit të saj kryesor (që është zbulimi i të dhënave shumë të ndjeshme), ajo merret edhe me operacionet e anti-terrorizmit, shpëtimit të pengjeve etj. Që nga krijimi i saj, Sayeret, ka fituar imazhin e njësisë më efektive kundër terrorizmit në botë, duke lëvizur me shpejtësi brenda dhe jashtë territoreve të armikut, dhe duke goditur në befasi si vetëtima.

Në vitet e para të saj, luftëtarët dhe komandantët e Sayeret rekrutoheshin bazuar në aftësitë e tyre fizike dhe intelektuale. Dy herë në vit, ka një përzgjedhje të rekrutëve të rinj, që bazohet në stërvitje shumë të vështira.

Kandidatët e suksesshëm në fazat e para, i nënshtrohen një tjetër stërvitje intensive 18-19 mujore në artet marciale, përdorimin e armëve, lundrimi, zbulim, dhe disa aftësi të tjera të nevojshme për të pasur sukses prapa linjave të armikut.

Gjatë trajnimit, kursantët monitorohen vazhdimisht nga mjekë dhe psikologë. Sayeret Maktal ka përfunduar me sukses një numër misionesh, përfshirë Operacionin “Thunderbolt”, që shpëtoi 103 pengje hebrenj në Ugandë.

Komandot e Marinës Franceze

Ndonjëherë quhen edhe Beretat Jeshile. Kjo njësi u themelua në vitin 1942 gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas modelit të komandove britanike. Zakonisht, pritet që rekrutët të kenë përfunduar shërbimin e rregullt ushtarak, dhe të kenë qenë të paktën 9 muaj pjesë e Marinës Franceze.

Programi stërvitor cilësohet nga NATO, si ndër më të vështirët në botë. Shkalla e dështimit ishte mbi 82 për qind në vitin 2016. Trajnimi zgjat 20 javë, dhe gjatë kësaj periudhe, praktikantëve u këshillohet të jenë shumë të shkathët, pasi çdo gabim mund t’i skualifikojë menjëherë.

Në përfundim të trajnimit, konstatohet se kandidatët e kualifikuar zotërojnë cilësitë fizike, intelektuale dhe psikologjike të nevojshme për të shërbyer në Komandot e Marinës Franceze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *