Këto bimë duhet t’i mbani në shtëpi, ndihmojnë në parandalimin e ftohjes

Një studim i ri ka treguar se bimët e brendshme mund të përmirësojnë cilësinë e ajrit që qarkullon në shtëpi dhe për rrjedhojë shmangin një ftohje të zakonshme. Eksperti i mirëqenies Dr. Tim Bond shpjegoi për ‘Mirror’ se si bimët luajnë një rol të madh në shëndetin dhe mirëqenien tonë, duke thënë se:

“Vajrat esencialë që rrjedhin nga bimët ndihmojnë në luftimin e ftohjes dhe sëmundjeve të tjera të frymëmarrjes duke reduktuar toksinat, mykun e brendshëm dhe bakteret, duke përmirësuar kështu cilësinë e ajrit. Cilësia e dobët e ajrit të brendshëm ndihmon në përhapjen dhe përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes.

Pastrimi i ajrit me vajra esencialë me bazë bimore që kanë efekte anti-inflamatore mund të ndihmojë në parandalimin e ftohjes dhe gripit. Ky është një lajm i mirë për shëndetin tonë imunitar”.

Eukalipt

Eukalipt, përveçse në kopsht, mund të lihet edhe në ambiente të mbyllura. Është aplikuar në trajtime të panumërta të sëmundjeve të frymëmarrjes me të cilat pacientët përballen herë pas here dhe ka veti shumë të dobishme për ftohjet dhe gripin.

Livando

Livando njihet si një ndihmesë e butë, por efektive për gjumin dhe siç e dimë të gjithë, gjumi i mirë është veçanërisht i rëndësishëm për balancimin e funksionit të sistemit imunitar, për të luftuar ftohjet dhe rrjedhimisht gripin. Kjo është arsyeja pse Dr. Bind e rekomandon për dhomën tonë të gjumit.

Echinacea

Bima e echinacea ka aftësinë të rritet në ambiente të mbyllura, për sa kohë që vendoset në një vend me diell apo edhe në një ballkon të mbyllur. Përdorimi kryesor i saj prej vitesh është për trajtimin, parandalimin e ftohjes dhe gripit sepse stimulon funksionin imunitar duke rritur efektivitetin e barrierës mukoze në traktin respirator, siç është ajo e hundës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *