Këshilli Kombëtar i PD/ Voton Berisha: Shqipërinë e bëjnë Shqiptarët

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur procesin për kryesinë e re. Kreu i PD-së Sali Berisha sapo ka votuar. Për mediat ai është shprehur se Shqipërinë e bëjnë Shqiptarët.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj. Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *