Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e kryetarit, Açka: Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë. Sot në mbledhje janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor. E pyetur lidhur me bojkotin e 17 deputetëve në Këshill mes tyre edhe Bardhi, Açka u shpreh se është e drejta e tyre.

“Ne zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor, procesi për kryetarin do të vijojë.

Çdo anëtar i Këshillit Kombëtar ka të drejtën të mbajnë qëndrimin e tyre. Referojuni statutit. Teknikalitetet janë të botuara. Sekretari i përgjithshëm ka kërkuar të mblidhet Këshillin Kombëtar. Bardhi, si një njeri që e dua dhe e çmoj shumë… më vjen keq që ju e quani refuzim, por kjo nuk nënkuptoj që partia ka luksin të humbë ndonjë anëtar të saj. Partia jonë ka qenë pjesë e këtyre institucioneve.

Do doja t’i bëja thirrje Bardit statuti qoftë edhe për postin e tij. Jam e distancuar, ja lë procesit.”- tha Açka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *