“Kërcënoi se do vetëvritej”/ Parandalohet tragjedia, telefonata e gazetares “alarmon” policinë (Detaje)

Policia e Himarës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë, e cila fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi, ku një i ri ka tentuat të vetëvritet.

Burime për median bënë me dije se falë një telefonate të bërë nga gazetarja e emisionit ‘Me zemer të hapur’ se i riu me inicialet A.K., kishte pohuar se do të vriste veten, forcat policore u vunë menjëherë në lëvizje.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.05.2022, rreth orës 11:42, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur”, shtetasja A. A., e cila ka njoftuar se gjatë një komunikimi me shtetasin A. K., pas një konflikti me familjarët e bashkëshortes së tij, ky shtetas i ka deklaruar se do te vetëvritej.

Menjëherë pas telefonatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë vlerësuan situatën dhe, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, bënë të mundur lokalizimin e shtetasit A. K., në shëtitoren e Himarës.

Pas komunikimit me shërbimet e Policisë dhe me psikologun, ju bëjmë me dije se shtetasi A. K., aktualisht, ndodhet në gjendje të stabilizuar psiko-emocionale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *