Kërcënoi me “gjakderdhje” gjyqtarin, burg për shqiptarin

Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Francë, pasi kishte shprehur dëshirën për “të derdhur” gjak. Sipas mediave të huaja, i riu i paidentifikuar me emër, 18 vjeç, kishte rrëfyer dëshirën e tij për të vrarë gjyqtarin që e kishte vendosur nën hetim. E gjitha kjo, pasi i riu ishte përjashtuar nga shkolla sepse kishte kërcënuar me vdekje drejtorin.

Sipas Le Progrès, një raport psikiatrik zbuloi depresionin dhe një dëshirë kronike për hakmarrje. Në gjykatë, avokati i tij tregoi se situata e tij mund të përmirësohet nëse merr shtetësinë franceze.

Por tani, për shkak të “dëshirave” të tij, duhet të vuajë 4 muaj dënim me burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *