Kërcënohet me armë 34-vjeçari në Shijak

Një 34 vjeçar është kërcënuar me armë zjarri në Shijak. Ka qenë vetë i riu që ka raportuar ngjarjen në polici duke thënë se ishte kërcënuar nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në Rubjekë të Shijakut teksa po shpërndante stafin e lokalit të tij nëpër shtëpitë e tyre.

Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Ndërkohë, policia njofton se ka ngritur një grup hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e motivit të kanosjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *