Keni fobi fluturimet? Ja çfarë duhet të bëni në rast se ju kap ankthi në avion

Duket si e parëndësishme apo si diçka për të qeshur, por është një problem serioz që prek më shumë njerëz nga sa duket. Edhe miku yt që mburret se ka udhëtuar gjysmën e botës, po, edhe ai ka frikë sa herë hyn në avion, edhe nëse nuk do ta thotë kurrë.

Dhe nuk keni nevojë të keni përjetuar ose dëshmuar një përplasje, ose përjetuar turbulenca. Frika nga fluturimi është një problem psikologjik që shkon përtej vetë aeroplanit.

Pyetja është: a është ky një problem që mund të zgjidhet?

Pse vjen frika e fluturimit?
Sipas studimeve të fundit, frika nga fluturimi lidhet me një gjendje të karakterit të një personi. Në fakt, janë individët që janë tepër racionalë, të saktë dhe maniakë të kontrollit kanë frikë nga fluturimi.

Në realitet ata kanë frikë nga çdo udhëtim ku nuk mund ta drejtojnë vetë mjetin dhe duhet t’ia besojnë kontrollin një pale të tretë. Por me aeroplanët kjo frikë bëhet panik, sepse përveçse duhet të mbështeten te piloti ata nuk kanë as rrugë shpëtimi.

Ata ndihen të bllokuar, prandaj kanë frikë. Por ndoshta edhe ju keni frikë nga fluturimi, dhe sigurisht jo sepse jeni një maniak kontrolli.

Ndoshta keni frikë nga një sulm në lartësi të madhe, ose keni frikë nga turbulencat, ose thjesht keni frikë të ndiheni keq sepse ju zë dhe keni turp të vraponi në tualet para të gjithë pasagjerëve të tjerë.

Në fakt, arsyet pse shpërndahet frika nga fluturimi janë të ndryshme, por nuk janë të “pashërueshme”.

Ç’mund të bësh në ato momente kur e di me siguri që nuk ke nga t’ia mbathësh?

1. Fokusohuni tek ushtrimi i frymëmarrjes

Njerëzit që kalojnë gjendje ankthi zakonisht nuk marrin frymë thellë direkt nga diafragma, gjë që sjell probleme me frymëmarrjen dhe rrit nivelin e ankthit. Ekspertët rekomandojnë të merrni frymë me hundë për 4-5 sekonda dhe ta nxirrni përmes gojës për 6 sekonda të tjera. Gjatë kësaj kohe vendoseni dorën në stomak për ta ndjerë frymën tuaj. Përsëriteni disa herë.

2. Përdorni ujë të ftohtë

Në situata paniku përdorni ujin e ftohtë “për të shokuar sistemin nervor”. Do t’ju ngadalësohen rrahjet e shpeshta të zemrës dhe do të ndiheni më të relaksuar fizikisht. Kërkojini dikujt ujë të ftohtë, mbajeni shishen në duar dhe herë pas here vendoseni në qafën tuaj për t’u qetësuar, shkruan Huffington Post.

3. Fokusoje vëmendjen tek gjërat përreth

Mos e mbani mendjen tek frika dhe tek mendimet që s’po ju bëjnë të ndiheni mirë. Fokusohuni tek frymëmarrja juaj, tek stjuardesa, tek njerëzit përreth apo tek personi që keni në krahë. Do t’ju ndihmojë të shpërqendroheni, citon Anabel.

4. Pyesni një mjek për ilaçet e mundshme

Atakët e panikut janë të paparashikueshme, por nëse këto episode ndodhin shpesh e mira është të konsultoheni me një mjek. Shumë njerëz e kanë të pamundur të shmangin fluturimet, prandaj duhet të gjejnë një mënyrë për ta zgjidhur këtë. Me recetën e doktorit mund të merrni ilaçe për ankthin ose thjesht ta mbani në duar për çdo rast të papritur.

/Burimi: vacanzarovinata/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *