Këngëtarja e njohur shpreh dëshirën për një bashkëpunim me Luizin

Banori i “Big Brother Vip” Luiz Ejlli ka rrëmbyer zemrat e një publiku shumë të gjerë. Pjesë e këtij publiku janë edhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët e kanë mbështetur publikisht artistin nga Shkodra.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, artistja Xhensila Myrtezaj është shprehur se nuk e  ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Luizin.

Ajo shtoi se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit të “Big Brother VIP Albania”.

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh Xhensila.

Jo vetëm kaq, pas kësaj eksperience dhe famës që ka fituar Myrtezaj theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *