Tentuan të vrisnin Sajmir Reçin, arrestohet Martin Bardhi, në kërkim i biri

Policia ka bërë të mundur kapjen e Martin Bardhit, i cili së bashku me të birin Erind Bardhi qëlluan drejt makinës së Sajmir Reçit, i cili ju shpëtoi plumbave. Akoma vijon të jetë në kërkim djali i tij, Erind Bardhi.

Bardhi ishte konfrontuar fizikisht me Sajmir Reçin më pas ka shkuar në banesë ku ka marrë armën e zjarrit. Është kthyer në vendngjarje dhe ka qëlluar Reçin në momentin që ky i fundit po largohej. Në tentativë për të ikur, Sajmir Reçi ka humbur kontrollin e makinës së tij të blinduar tip BMW duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe duke përfunduar në ambientet e një karburanti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *