Këlliçi: 30% e administratës së bashkisë do jenë të rinj

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga primaret për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i ka kthyer përgjigje të rinjve të cilët pyesin se cili është programi i tij për ta.

Një pyetje e ardhur në rrjetin social Instagram, se cili është konkretisht programi juaj për të rinjtë në Tiranë, Këlliçi iu përgjigj:

“Fare e thjeshtë. E keni parë ditën e djeshme në postimet e mia në TikTok ku shoqërohesha nga të rinjtë dhe i gjithë stafi im ai që ka qënë dje në TikTok ajo pamje me të rinj, ashtu do jetë edhe nesër në Bashkinë e Tiranës, pasi unë jam vetë një djal i ri vetëm 36 vjeç dhe sigurisht çdo ditë e prek edhe unë plagën e madhe të shpopullimit të Tiranës.

Një nga premtimet e mia që do të mbahet dhe bëhet realitet në 15 maj do të jetë që të paktën 30% e administratës së Bashkisë Tiranë do të përbëhet nga të rinj, do të jetë nga ju për të krijuar mundësinë që ne të rrimë dhe të jetojmë në Tiranë, me paga që na e mundësojnë jetesën këtu dhe të mos shkojmë nëpër azile dhe të mos emigrojmë rrugëve të Europës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *