Kavajë/ Shembet ballkoni i banesës, bie nga kati i tretë i pallatit 32-vjeçari

 

Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, në qytetin e Kavajës.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.

Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *