Kavaja i kthehet së djathtës, nis festa për demokratët, urojnë Fisnik Qosen

Kavaja është në festë! Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fisnik Qosja është rreth 700 vota para kryebashkiakut socialist Redjan Krali.

Në videon që po shikoni, turma e demokratëve shihet se përqafojnë me radhë Qosjan dhe i urojnë fitoren.

Ka njerëz që e puthin dhe nuk pushojnë së brohorituri emrin e tij. Ende nuk është zyrtarizuar rezultati, por Qosja duket se po shkon drejt fitores dhe Kavaja, bastion historik po u kthehet demokratëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *