Katër blogeret dalin para gjykatës, postuan në internet mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Katër blogeret femra janë nën arrest shtëpiak 24 orë pasi u akuzuan për filmim dhe postim të punës së mbrojtjes ajrore të Ukrainës, sipas Ukrainska Pravda. Inna Chernetska (Voronova), Daria Semenchenko, Olha Didovets dhe Liudmyla Nuzhna akuzohen të gjitha për filmime gjatë sulmit rus në Kiev më 16 maj.

Zyra e Prokurorit të Qytetit të Kievit tha se seancat u mbajtën me dyer të mbyllura pasi dosja e çështjes përmbante informacione për vendin e vendosjes së sistemit të mbrojtjes ajrore. Avokatët e Chernetska gjithashtu thanë në gjykatë se klienti i tyre nuk kishte asnjë qëllim keqdashës.

Ndërsa Semenchenko tha se nuk kishte shpërndarë asnjë nga pamjet në mediat sociale por ia kishte kaluar ato administratorit me bindjen se do t’i bënte blur për përpara se ta postonte. Katër blogerët janë akuzuar dhe përballen me tetë vjet burg.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *