Kardiologu habit me deklaratën e tij: 60% e atyre që jetuan më gjatë ishin duhanpirës!

Njerëzit mund të arrijnë moshën 140-vjeçare para se të mbarojë ky shekull, thonë shkencëtarët.

Ekspertët thonë se të jetosh mbi 120 mund të bëhet normë, me kufirin e jetëgjatësisë “ende larg”.

Kardiologu Taulant Gishto në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi se nga statistikat ka rezultuar se 60 për qind e atyre që kanë thyer disa herë kufijtë e moshës kanë qenë duhanpirës.

“Duhet të jemi optimistë se në të ardhmen mund të ketë më shumë jetëgjatësi. Çështja është a lidhet ajo me gjenet tona apo me stilin e jetesës. Studimet në mënyrë kontradiktore treguan se individët që jetuan më gjatë nuk ishin puritanë, 60 për qind e tyre ishin duhanpirës gjatë jetës. 35 për qind e tyre ishin obezë. Pra ata nuk ishin individët më puritanë por jetonin më gjatë. Ndaj u zbulua se komponenti gjenetik ishte më vendimtar në këtë pjesë”, tha kardiologu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *