Kapen 6 ton kokainë në Belgjikë

Më shumë se gjashtë tonë kokainë u kapën në qytetin port të Antwerpen në Belgjikë, njoftoi shërbimi doganor i atij vendi të martën, më 18 tetor.

Sipas raportimeve, 6044 kilogramë kokainë mbërritën nga Surinami në dy kontejnerë dhe ngarkesa u zbulua pas raportimit të sjelljeve të dyshimta në portin e Antwerp.

Pas portit holandez të Roterdamit, porti i dytë i rëndësishëm evropian i mallrave për importimin e frutave nga Amerika e Jugut është Antwerp dhe kokaina shpesh fshihet në ngarkesat e bananeve ose frutave të tjera.

Autoritetet belge sekuestruan gjithsej 89 tonë e gjysmë kokainë në Antwerp në vitin 2021, që është një rritje prej 36 për qind krahasuar me vitin e kaluar kur u kapën 65 tonë e gjysmë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *