Kaosi në protestën para Kuvendit, arrestohen dy persona (Emrat)

Dy persona të identifikuar si Dorison Petoku dhe Jakup Stafa janë vënë në pranga pas protestës së Opozitës.

Ata akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike. Shoqërimet në komisariate kanë nisur që një natë më parë, pasi protesta u mbyll.

Protesta e dytë e zhvilluar nga opozita, e pasuar nga ajo e 11 shkurtit është shoqëruar me tensione në ambientin para Kuvendit. Qindra protestues janë përplasur fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë brenda oborrit të Kuvendit, duke çarë edhe kordonin që ata kishin krijuar për të ruajtur sigurinë.

Policia ka përdorur tymuese për të neutralizuar protestuesit dhe për të bërë shpërndarjen e tyre, por këta të fundit kanë bërë rezistencë duke shtyrë në përpjekje për të hyrë në oborrin e Kuvendit.

Me pankarta thumbuese ndaj qeverisë e kryeministrit Rama për skandalin ‘McGonigal’ ku u zbulua edhe emri i tij në aferën me ish-zyrtarin e FBI-së, protestuesit për rreth 3 orë në mbështetje të opozitës kanë qëndruar para Kuvendit ku edhe kanë ndjekur deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha përmes një monitori në Led.

Pasi kryetari i PD-së ka lënë foltoren e Kuvendit dhe u është bashkuar protestuesve me thirrje për një tjetër organizim për ditën e enjte 16 shkurt për pak minuta ata janë shpërndarë në zona të ndryshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *