Kaos në sfidën Porto – Inter/ Tifozët zikaltër nuk lejohen në stadium

Mbrëmjen e sotme Porto luan me Interin në stadiumin “Do Dragao”, për sfidën e kthimit në llogari të fazës çerekfinale në Champions League. Shumë tifozë të Interit nuk janë lejuar të futen në stadiumin e Portos. Por, pas shumë negociatave mes palës portugeze dhe asaj italiane, është gjetur një zgjidhje.

“SportMediaset” bën me dije se është dhënë drita jeshile që 1000 tifozët e Interit të mbetur jashtë të vendosen në sektorin mik. Veç tyre, 150 tifozët e tjerë që janë të përzierë mes sektorëve të tifozëve të Portos, nuk do u lihet asnjë shall apo fanellë që tregon se janë tifozë të zikaltërve, kjo për të shmangur grindjet mes ultrasve.

“Duke marrë parasysh numrin e tifozëve vizitorë të pritur për ndeshjen Porto FC-Inter FC më 14 mars 2023, Porto FC, duke ripërsëritur informacionin e dhënë në procesin e shitjes, informon se: biletat për të gjithë sektorët e Estadio do Dragao janë për përdorim ekskluziv të tifozëve të Porto FC, me përjashtim të ulëseve të destinuara për tifozët jashtë vendit dhe të dërguara në klubin pritës për shitje; në këtë kuptim, për arsye sigurie, qasja në stadium nuk do t’u lejohet tifozëve të Interit” – sqaron Porto.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *