Kanye West lëshon “bombën” e radhës, zbulon se Kim Kardashian e ka tradhtuar me lojtarin e njohur

Kanye West ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se ish gruaja e tij, Kim Kardashian e ka tradhtuar me lojtarin e NBA-së, Chris Paul. Më konkretisht, ai ka postuar një foto të Chris Paul duke shkruar: “Le të thyejmë edhe një dritare përpara se të largohemi nga këtu. E kapa këtë djalë me Kimin.”

Paul, i cili është i martuar me gruan Jada që nga viti 2011, nuk i është përgjigjur ende akuzave. Kim dhe Kanye finalizuan divorcin së fundmi dhe arritën një marrëveshje për fëmijët. Në letrat e divorcit thuhet se ish-çifti do të kenë kujdestarinë fizike dhe ligjore të përbashkët të katër fëmijëve të tyre.

Në një nga postimet e tij të fundit në Twitter, West - i vendosur për të shkaktuar polemika - tha: 'Le të thyejmë një dritare të fundit përpara se të dalim nga këtu', me sa duket i vetëdijshëm se Musk ishte disa sekonda larg ndalimit të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *