Kanye dhe Kim i japin një shans të dytë njëri-tjetrit?

Kanye West dhe Kim Kardashian firmosën letrat e divorcit pak kohë më parë, por ndarja nuk pak qenë shumë e gjatë. Çifti bëri një dalje publike dhe surprizuese së bashku, pa u merakosur për mediat dhe aludimin në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Në fundjavë, Kim ishte krah ish-bashkëshortit të saj duke e suportuar atë në organizimin e festës ‘DONDA’ ( albumi më i ri i Kanye West që do të lançohet me 6 shtator) dhe ajo çfarë tërhoqi vëmendje ishte veshja e tyre e njëjtë. Kim dhe Kanye shpesh dalloheshin si çifti që kombinohej dhe këtë herë u panë të dy veshur me të kuqe.

Gjatë festës së mbajtur në Stadiumin e Mercedes-Benz në Atlanta, Kanye u vu re i përlotur kur u vendos kënga ‘Love Unconditionally’. Ky projekt flet për ‘humbjen’ e familjes së tij.

Nga ana tjetër, ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ vazhdon ta mbështesë Kanye-n publikisht duke thënë se do do të jetë fansja më e madhe e tij.

‘Ai ishte fillimisht shoku im. Ishte shoku im fillimisht dhe për shumë kohë dhe nuk mund ta lë të shkojë. Do të jem gjithmonë fansja më e madhe  e Kanye’.

Kujtojmë se Kanye u përfol edhe për një lidhje dashurie me Irina Shayk, pas divorcit me Kim, por ishte vetë modelja që i hodhi poshtë zërat, duke thënë se e shikonte reperin vetëm si shok.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *