Kandidati i Alibeajt për ‘Tiranën’ Bejko: 14 maji garë për fatin e demokracisë

Roland Bejko është kandidati i Partisë Demokratike zyrtare të drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj. Në një konferencë për shtyp, Bejko është shprehur se nuk mund të pranojë që e djathta të përfaqësohet nga një parti e majtë. Me këtë të fundit ai i referohet koalicionit Berisha-Meta. Sipas Bejkos zgjedhjet lokale do të jenë një garë për ‘fatin e demokracisë’.

“Ndihem i nderuar për detyrën dhe i emocionuar. Çdo detyrë që kam pasur në PD e kam ushtruar me pasion. Kjo detyrë mu ngarkua dhe ndoshta me përgjegjësinë më të madhe që kam pasur, nuk ishte i lehtë për mua, por kush më e njeh e di që nuk i iki përgjegjësive.

Unë do e jap kontributin tim për PD. Kjo është një garë për fatin e demokracisë. Mora përgjegjësinë duke pranuar kandidimin për Tiranën se s’mund të pranoj që PD të përfaqësohet nga një parti e majtë apo parti të majta të kamufluara si të djathta që gjatë gjithë historisë kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve”, tha Bejko.

Fjala e plotë e Bejkos

Në radhë të parë dua të falenderoj Kryetarine e Partisë Demokratike, z. Enkeled Alibeajn, Kryesinë e Partisë si dhe strukturat e  Partisë së Tiranës për besimin që më dhanë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Ndihem shumë i nderuar për këtë detyrë që më është ngarkuar, por nuk mund ta fshehë, edhe pak i emocionuar. Sepse personalisht, cdo detyrë që kam patur gjatë periudhës 30 vjecarë të angazhimit tim brenda Partisë Demokratike e kam ushtruar me pasion dhe emocion, për shkak të dashurisë që kam për vëndin tim dhe  për këtë parti.

Kjo detyrë që mu ngarkua është ndoshta detyra me përgjegjësinë më të madhe që kam patur ndonjëherë. Sigurisht  nuk ishte një vendim i lehtë për mua.  Por kush me njeh nga afër, e di fare mirë që une nuk iki përgjegjësive dhe vështirësive. Perkundrazi,  sa herë që situata përmban vështirësi, pikërisht në atë moment kërkohet kontributi i gjithsecilit. Dhe unë  do ta jap këtë kontribut në të mirë të Partisë Demokratike dhe të ardhmes së saj,  pa kursyer asnjë cast energjitë dhe njohuritë e mia.

Partia Demokratike prej një viti e gjysëm tashmë po kalon një periudhë të vëshitrë. Kjo është një garë dhe betëjë politike vendimtare për fatet e saj. Prej nje viti e gjysëm ajo gjendet në një agresion te pashëmbullt.

Unë dhe kolegët e mij jemi në betejë për tu treguar shqiptarëve se kanë dhe një                alternativë dinjitoze, jashtë qeverisë së korruptuar dhe opozitës së korruptuar.

Sali Berisha nuk është i interesuar të fitoj mbi Edi Ramën se dhe nuk fiton dot. Ai është i interesuar të fitoj monopolin e opozitës në Shqipëri, duke e lënë Shqipërinë pa alterativë dhe duke na kthyer në një popull të pashpresë.

Unë dhe kolegët e mij jemi në betejë për tu treguar shqiptarëve se ky vend ka dhe mund të ketë shpresë. Dhe shpresa nuk vjen nga qeveria por nga opozita. Qyetarët dëshpërohen ku rnuk ka alternativë shprese jo kur nuk vjen shpresë nga qeveria.

Në ditët në vijim unë du prezantoj qytetarëve të Tiranës një projekti tim mbi kryeqytetin. Propozimet tona do të jenë të bazuara mbi mundësitë reale që ekzistojnë për të ndryshuar Tiranën.

Bindja ime është se Tirana si një metropol do të zhvillohet dhe mbijetoj vetëm duke respektuar tregun e lirë, duke shmangur deformimet e konkurrencës së lirë, dhe duke orientuar investime eficente.

Motoja ime është se Tirana nuk duhet të ketë investime kundër zhvillimit të saj, por një zvillim të qartë që ka nevojë për investime. Cka do të thotë se ky qytet  nuk ka nevojë për çdo njeri që ka lek e duhet ti investoj por për ide të qarta për inevstime që kanë nevojë për investitorë.

Roli i Bashkisë është të orientojë investimet aty ku duhen dhe për qëllimin që duhen

Agresion politik, ekonomik madje ndonjeherë edhe mediatik. Por kurrsesi   njërzit që besojnë te vlerat e saj, te historia e saj dhe te ajo cka kjo parti përfaqëson nuk mund të dorëzohen. Dhe unë jam njëri prej tyre dhe do të vashdoj të mbetem njëri prej tyre deri në fund.

Pikërisht kjo është arsyeja kryesore se përse mora përgjegjësinë duke pranunar kandidimin tim për Tiranën. Unë nuk mund të pranojë, ne të gjithë nuk mund të pranojmë, që Partia Demokratike, e djathta shqiptare në tërësi të përfaqësohet nga parti të majta të kamuflura si të djathta, që gjatë gjithë historisë së tyre politike kanë bërë pazare në kurriz të demokratëve dhe kanë përfituar prej tyre. Unë nuk mund të pranojë që e djathta shqiptare të pëfaqësohet nga lëvizje politike të cilat janë në izolim total ndërkombëtar.  Ky do të ishtë një turp dhe fatkeqësi për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe të djathtës në Shqipëri. Vokacioni i saj,arësyeja se përse kjo forcë lindi ishin pikërisht vlerat perëndimore dhe alenca historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vlera të cilat, njërëz dhe politikan të caktuar për interesat e tyre personale kërkojnë ti shkelin, duke e kthyer të djathtën shqiptare në një fole anti perëndimore në Shqipëri

Formimi im, historia ime personale dhe familjare, janë vlerat perëndimore dhe orientimi shqiptar drejt perëndimit. Kush mendon ndryshe, kush mendon se Shqipëria mund tja dalë pa aleatët tanë perëndimor, nuk kërkon gjë tjetër vecse shkatërrim e të ardhmes së saj.

Për këto arësye, I bëjë thirrje të gjithë demokratëve të tiranës, të gjithë atyre që kanë kontribuar që kjo forcë politike të rritet dhe të përfaqësoj vlerat më të mira  perëndimore të bëhmi bashkë në këtë rrugëtim të vështirë por që ja vlen për të ardhmen e Tiranës dhe Shqipërisë.

Tirana sot vuan makutërinë e pushtetit dhe korrupsionit. Është e qartë se Tirana është bërë pothuajse një qytet i pajetueshëm.  Korrupsioni po ja merr frymën cdo hapësire njërëzore. Në qëndër të saj nuk është më njeriu me të gjitha dimensionet e tij sociale, kulturore dhe ekonomike, por interesat  të pushtetit për të pasuruar një grusht të vogël njërzish të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pa dyshim që Tiran nuk përmban asnjë standart për tu konsideruar një Kryeqytet Europian, pavarësisht fasadave mediatike  që Erion Veliaj dhe propaganda e tij mundohet të krijojë dhe ti hedh hi syve njërzve. Por tiranasit dhe të gjitha komunitet që jetojnë këtu, pavarësisht se nga cila anë e Shqipërisë vijnë e kanë tw qartë situatën rele që ndohemi sot.

Gjatë fushatës do të jem i qartë dhe i drejtë përdrejtë ne komunikimin e me njërzit. Pasi ky është karakteri im. Unë nuk di të jem ndryshe. Gjatë ditëve në vashdim do të bëjë të ditur të gjithë vizionin dhe planin tim për Tiranën. Por sot mund tju them një gjë qytarëve të saj. Është një vizion qartësisht i djathtë, i cili bazohet te ndërshmëria, meritorkracia dhe vlerat me të mira njërzore. Besoj se alternativa e Partisë Demorkatike për Tiranën është e vetmja alternativë e djathtë. Të gjitha të tjerat janë qartësisht të majta  në mëndesi, në histori dhe në kulturë.

Jo më kot, të gjitha bashkëpunorët e mi që fomrojnë listën për anëtarët e këshillit bashkiak, të cilët dua ti falenderojë nga zemra për kandidimin e tyre, janë të gjithë persona që mbartin vlerat më të mira njërzore. Ata janë njërëz të cilët kanë kontribuar me cdo gje kanë patur mundësi për Partinë Demokratike dhe të ardhmen e saj, pa marrë asgjë mbrapsh në shkëmbim, ndryshe nga shumë të tjerë që vetëm kanë përfituar nga kjo forcë politike. Këtë gjë e kanë bërë vetëm nga dashuria për Partinë Demokratike dhe bindjet e tyre politike. Gjej rastin ti falenderojë edhe njëhër nga zemra për të gjithë kontributin që kanë dhënë për këtë parti dhe i premtoj se bashkarisht do të bëjmë më të mirën e mundshme për Tiranën dhe Partinë Demorkatike.

Për shqiptarët këto janë zgjedhje vendore, por për opozitën janë zgjedhje thellësisht politike, pasi dyshja Meta Berisha po përpiqen ti lënë shqiptarët pa alternativë. Ata duan tu imponojnë shqiptarëve ose një qeveri të korruptuar ose një opozitë të korruptuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *