Kanceri i lëkurës / 1 në 6 persona humb jetën, rreziku gjatë verës

Melanoma është forma më e rëndë e kancerit të lëkurës sa i përket mortalitetit. Melanoma mund të zhvillohet në cilën do pjesë të lëkurës, ndërsa në 30-50% të rasteve zhvillohet nga nishanet ekzistuese. Tek meshkujt më së shpeshti shfaqet tek trupi, ndërsa tek femrat tek trupi dhe këmbët.

Një nga shkaqet më kryesore për paraqitjen e melanomës është ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, sidomos djegiet e lëkurës nga dielli. Gjithashtu ekziston edhe një lidhshmëri e fortë mes djegieve të marra gjatë fëmijërisë dhe zhvillimit të mëvonshëm të melanomës. Dëmtimi i materialit gjenetik që mund të ndodhë gjatë djegieve nga dielli është një proces i pakthyeshëm. Si pasojë, këto dëmtime të akumuluara kanë tendencë të shndërrohen në kancer të lëkurës edhe dekada më vonë.

Melanoma shfaqet si një nishan me ngjyrë kafe/të zezë ose lythë me karakteristika jo të rregullta. Kriteri ABCDE mundëson një kahëzim të dobishëm drejt diagnostikimit të melanomës.

А-Asimetria (melanoma është asimetrike, nuk mund të ndahet në dy pjesë të barabarta).

B-Kufiri i jashtëm (melanoma ka një kufi të jashtëm me formë jo të rregullt)

C- Ngjyra (melanoma ka më shumë se një ngjyrë, duke filluar nga ngjyra kafe e hapur deri tek e zeza)

D-Diametri (te melanoma diametri është më i madh se 6 mm. Ky kriter vlen vetëm në rastet kur nishani ka formë dhe ngjyrë të pazakontë)

Е-Zhvillimi (ndryshime në madhësi, formë dhe ngjyrë, gjakosje spontane dhe irritim).

 

Cilat janë efektet e dëmshme të cilat dielli i shkakton në lëkurën tonë?

Përveç melanomës dielli shkakton edhe forma të tjera të kancerit, të cilat edhe pse mund të mos jenë fatale, shpesh herë shkaktojnë deformitete të dukshme. Rrezet ultravjollcë të diellit gjithashtu shkaktojë mplakje të parakohshme të lëkurës në formë të rrudhave, njollave, kapilarëve të plasur dhe ashpërsim dhe tharje të lëkurës.

Kush është në i rrezikuar nga melanoma?

Rreziku nga melanoma është më i madh tek personat me ngjyrë më të hapur të lëkurës dhe me njolla e që digjet lehtë, si dhe tek personat që kanë shumë nishane. Tek personat të cilët kanë djegie nga dielli, sidomos nga fëmijëria dhe adoleshenca, si dhe tek personat që kanë ndonjë të afërm të prekur nga melanoma ky rrezik është më i madh. Melanoma mund të prekë të gjitha moshat, por më rrallë fëmijët.

Sa e shpeshtë është melanoma në botë dhe në Republikën e Maqedonisë?

Për dallim nga llojet e tjera të kancerit të lëkurës, melanoma shfaqet më rrallë. Por, melanoma është më e rrezikshme dhe shkaktare e vdekjes të numrit më të madh (rreth 75%) të vdekjeve si pasojë e kancerit të lëkurës. Në botë gjatë një viti diagnostikohen rreth 160 000 raste të reja të melanomës. Melanoma është më e shpeshtë tek femrat se sa tek meshkujt, dhe është një dukuri sidomos e shpeshtë tek popullata e rasës së bardhë që jeton në vende ku ka shumë ditë me diell, me një shkallë të incidencës në Australi, Zelandë të re, Amerikë Veriore dhe Në Evropën Veriore.

Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për një vit në mbarë botën (2006) kanë ndodhur rreth 48 000 raste të vdekjes si pasojë e melanomës.

Në Republikën e Maqedonisë në vitin 2015 nga melanoma kanë vdekur 67 persona, me një shkallë të incidencës prej 3.2 në 100 000 banorë, nga të cilët 40 janë meshkuj, ndërsa 27 janë femra. Shkalla e mortalitetit tek meshkujt është 3.9 në 100 000 meshkuj, ndërsa tek femrat 2.6 në 100 000 femra.

Shkalla e incidencës të melanomës gjatë viteve të fundit shënon një rritje më të madhe tek personat me ngjyrë të hapur të lëkurës.

Çfarë shkakton rritje të incidencës të melanomës?

Përveç zvogëlimit të mbështjellësit të ozonit, mënyra se si sillen njerëzit gjatë ekspozimit ndaj diellit është shkaku kryesor për rritjen e shkallës së kancerit të lëkurës në këto dekadat e fundit. Rritja e popullaritetit të aktiviteteve në mjedise të hapura dhe qëndrimi në diell sidomos gjatë verës mund të ndikojnë në ekspozimin e tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë. Shumë njerëz mendojnë se ekspozimi ndaj rrezeve të diellit paraqet një kënaqësi shoqërore dhe për fat të keq lëkurën me ngjyrën fituar nga rrezet e diellit e shohin si simbol е të bukurisë dhe shëndetit të mirë. Megjithatë, ajo nxirje është vetëm shenjë e dëmtimit të lëkurës nga rrezet ultravjollcë dhe paraqet një tentativë të lëkurës për ta zvogëluar dëmtimin mëtejshëm.

Sa e rrezikshme është melanoma?

Rastet kur melanoma nga lëkura është përhapur në organet e tjera të trupit, në të shumtën e rasteve kanë pasoja fatale. Mënjanimi kirurgjikal i melanomës në fazë të hershme mund të zgjasë kohëzgjatjen e jetës për 5 vjet në 90-95% të rasteve. Parashikimi për kohëzgjatjen e jetës pas përhapjes jashtë lëkurës nuk është i mirë. Në Malta nga gjithsej 617 raste të diagnostikuara të melanomës invazive në një periudhë 19 vjeçare – 1993-2011 (270 meshkuj, 347 femra), 107 prej tyre kanë pasur përfundim fatal, gjegjësisht 17,3% nga të sëmurët kanë vdekur. Kjo do të thotë se 1 nga 6 rastet me melanomë në këtë ishull ka qenë i diagnostikuar tepër vonë.

Si mund të rrisim mundësinë për të mbijetuar nga kjo sëmundje?

Çelësi për një rezultat pozitiv është zbulimi i hershëm dhe trajtimi kirurgjik në kohë i melanomës. Auto-kontrolli periodik i lëkurës nënkupton edhe ndihmë mjekësore të detyrueshme në rastet kur dyshohet për melanomë dhe kjo duhet të kalojë në praktikë standarde nëse duam që shkallën e vdekshmërisë nga melanoma ta mbajmë në nivelin më të ulët të mundshëm.

A mund të parandalohet melanoma?

Sa i përket faktorëve të rrezikut të trashëguara, si ngjyra e hapur e lëkurës, numri i madh i nishaneve dhe rasteve me melanomë në familje, tek ato nuk mund të ndikohet. Por, mund të zvogëlohet dukshëm ndikimi i faktorëve të jashtëm të rrezikut që ndikojnë në zhvillimin e melanomës minimizim të ekspozimit ndaj faktorëve të dëmshëm të mjedisit, siç janë rrezet ultravjollcë të diellit. Para së gjithash qëllimi duhet të jetë që të parandalohen djegiet, ndërsa duke pasur parasysh ndjeshmërinë e tyre, një kujdes i veçantë duhet kushtuar fëmijëve dhe adoleshentëve.

Si mund ta zvogëlojmë ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet?

Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë mund të zvogëlohet me kombinimin e dy strategjive: shmangien e daljes në diell në periudhën kur rrezet e tij janë më të forta, gjegjësisht nga ora 11 – 16.

Mbulimi i trupit si mbrojtje nga rrezet e dëmshme ultravjollcë të diellit, sidomos në periudhën ditës kur dielli është më i fortë.

Mbrojtja nga dielli nuk është e domosdoshme vetëm në plazh ose pranë pishinave, por edhe gjatë të gjitha aktiviteteve në natyre e në mjedise të hapura. Në të shumtën e rasteve njerëzit befasohen kur i shohin djegiet e fituara nga dielli sepse nuk kanë qenë të vetëdijshëm për nevojën për tu mbrojtur, sidomos në muajt e pranverës. Fëmijët mund të ekspozohen ndaj diellit të fortë në ballkone të shtëpive, gjatë pushimit mes orëve të mësimit në shkollë dhe gjatë aktiviteteve sportive në mjedise të hapura. Përhapja e rrezeve të diellit përtej dritareve të automjeteve gjithashtu është me shumë rëndësi.

Si mund të arrihet mbrojtje efikase nga dielli?

Rrobat janë mbrojtja më e mirë nga dielli dhe ato duhet të jenë të bëra nga materiale të lehta me ngjyra të hapura, me mëngë sa më të gjata. Kapelet me mburojë të gjerë mundësojnë mbrojtje të mirë nga dielli të syve, veshëve, fytyrës, kurrizit dhe qafës. Syzet e diellit që mundësojnë 99-100% mbrojtje nga rrezet UV – А dhe UV – B dukshëm do e zvogëlojnë dëmtimin e syve nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Të përdoren kremra cilësore për mbrojtje me faktor mbrojtës (SPF) së paku 30, e që janë të patretshme në ujë. Mjetet mbrojtëse është mirë të përdoren edhe kur qëndrojmë në mjedise të hapura qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

Kremrat mbrojtës duhen aplikuar së paku 30 minuta para ekspozimit ndaj diellit dhe të riaplikohen shpesh (çdo dy orë), sidomos pas larjes dhe fshirjes së trupit me peshqir. Të aplikohen njëtrajtësisht në të gjithë lëkurën dhe me një shtresë të trashë. Një kujdes i veçantë u duhet kushtuar buzëve, vetullave dhe veshëve. Nuk duhet harruar se rrezet e diellit reflektohen nga sipërfaqet e ndryshme, nga bora, uji, rëra, betoni dhe bari, si dhe aftësia e tyre për të depërtuar nëpër re. Mjetet mbrojtëse duhet të përdoren edhe kur moti është me re. Personat që bëjnë pjesë në grupet e rrezikuara nga paraqitja e kancerit të lëkurës (personat me flokë të kuq ose flokë me ngjyrë të hapur dhe me lëkurë me ngjyrë të hapur, personat me shumë nishane, persona që janë trajtuar nga kanceri i lëkurës) duhet të pjesët e ekspozuara të lëkurës t’i mbrojnë me mjete mbrojtëse gjatë gjithë vitit.

A është sigurt të qëndrohet në diell për një kohë të gjatë nëse ke aplikuar krem me faktor?

Mbrojtje të plotë nga rrezet UV ende nuk ka. Dy llojet e rrezatimeve UV ndaj të cilave jemi të ekspozuar depërtojnë në thellësi të ndryshme të lëkurës dhe nuk filtrohen plotësisht nga kremrat me faktor të cilat prodhohen sot. Efekti kumulativ i këtyre rrezeve të pafiltruara vazhdon të paraqesë rrezik nga kanceri i lëkurës dhe mplakja e parakohshme e lëkurës. Prandaj, përdorimi i kremrave me faktor duhet të bëhet në kombinim me rrobat mbrojtëse. Para së gjithash në diell nuk duhet qëndruar duke menduar se rrezet e diellit do i bllokojmë plotësisht vetëm sepse kemi aplikuar krem me faktor.

A është i dëmshëm trajtimi në solarium?

Disa fjalë paralajmërimi për solariumet që gjithnjë e më shumë po promovohen nga sallonet kozmetike dhe spa qendrat. Në këto solariume mund të merrni ngjyrë bronzë të lëkurës se ndihmën e rrezatimit UV që është mjaft efikas në fitimin e ngjyrës bronzë të lëkurës pa e djegur atë, por që gjithsesi e rrit rrezikun nga kanceri i lëkurës, dhe pa mëdyshje ndikon në mplakjen e parakohshme të lëkurës. Klientët e këtyre salloneve kozmetike kanë të drejtë që t’i dinë dhe të informohen për këto rreziqe. Diçka për të cilën shumica e njerëzve mund të mos jenë të vetëdijshëm është se ngjyra e fituar në solarium nuk e mbron lëkurën nga djegia pasi ato të kenë dalë në diell dhe për këtë arsye duhet të përdorin kremra me faktor mbrojtës.

Çfarë është (UV) indeksi i rrezatimit ultravjollcë?

UV indeksi sot është pjesë e parashikimit lokal të motit. Ai paraqet një tregues të intensitetit të rrezeve të dëmshme UV rreth mesditës. Indeksi ka vlera nga 0 deri më 11+ dhe paraqet një udhëzues të shkëlqyer për nivelin e rekomanduar të mbrojtjes nga dielli gjatë ditës:

Kategoria e rekomanduar e mbrojtjes nga dielli sipas UV indeksit

0-2 Rrezatim minimal. Mbani kapele!

3-4 Rrezatim minimal. Mbani kapele dhe përdorni kremë me faktor SPF 20 +!

5-6 Rrezatim mesatar Mbani kapele, përdorni kremë me faktor SPF 20 +, rrini nën hije nga ora 11-16!

7-9 Rrezatim i lartë Mbani kapele, përdorni kremë me faktor SPF 20 +, dhe sipas mundësive qëndroni në mjedis të mbyllur nga ora 11-16!

10-11 + Rrezatim shumë i lartë. Mbani kapele, përdorni kremë me faktor SPF 20 +, dhe mundohuni të qëndroni në shtëpi nga ora 11-16!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *