Kampionia e Europës në Atletikë, Luiza Gega rrëfehet për jetën e saj personale

Ditën e djeshme, Luiza Gega ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5” , e cila ka rrëfyer më tepër rreth jetës së saj personale. Luiza ka treguar se se përgatitjet e gjata për Kampionatin e Atletikës e kanë detyruar të largohet nga familja dhe njerëzit e saj të dashur.

Kampionia e Europës në Atletikë shprehet se:

“Kam lënë shumë për të qenë këtu, por i kam marrë parasysh. Duhet të rrija larg një jete normale, larg familjes… Duhet të jesh psikologjikisht e përgatitur. Unë bëj një sport individual. Më mungon dhe pjesa e shoqërisë, që kur shkoj në grumbullime nuk e kam. Pak para garës unë i thoja vetes ky është viti jot. Doja të jepja shpirtin tim në atë fushë të arrija qëllimin. Më zunë emocionet më të mëdha dhe thoja Luiza të lutem mos u rrëzo, aq më tepër në pengesën e fundit të ujit. Secili ka strategji të vetat, por unë kisha rezultatet me të mira në Europë. Unë vrapova shpjet që në fillim që të kisha më shumë përparësi dhe vajzat e tjera, të cilat vrapuan të më ndiqnin , një vajzë nga Anglia ishte shumë afër meje. Ajo u lodh shumë në dy xhirot e fundit dhe doli e treta në garë, e dyta doli një vajzë nga Gjermania. Ndihem më krenare se kurrë. Ishte një garë e gjatë dhe është komentuar jashtë mase shumë. Në Gjermani e vlerësojnë shumë sportin”, ka thënë Luiza për “Ftesë në 5”.

Përsa i përket zemrës së saj Luiza tha se ende nuk ka dikë që të ndjekë hapin e saj të shpejtë teksa stërvitet në mal e në fushë. Ajo thotë se:

“Më pëlqen që njerëzit të më njohin si jam. Nuk është dikush që do ta tregoj. Nuk është dikush që mund të më ndjekë për muaj të tërë në male, në fushë. Shpesh më duhet të lëviz nga Tirana, edhe nëse i kemi këtu të gjitha kushtet”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *