“Jo vetëm një kompromis”/ Vuçiç: Kemi dërguar propozimin në Bruksel për targat

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në takimin në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë, foli edhe për targat e lëshuara nga autoritetet serbe për automjetet në Kosovë. Vuçiç tha se pala serbe, më 12 prill, i ka dërguar Brukselit propozimin e fundit, që siç e quajti ai është më shume se një kompromis, shkruan Nova.rs

Nëse nuk e pranojnë, ne do të zbatojmë masa që do të jenë përgjigje domethënëse dhe serioze ndaj palës që përdor forcën dhe aparatin e saj të represionit, mbi të gjitha në veri të Kosovës”, tha Vuçiç.

Targat kanë qenë shkaktar i tensioneve në veri të Kosovës që nga viti 2022.

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot një takim në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. I pranishëm në këtë takim është edhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Pekoviç dhe kryeministrja serbe Ana Brnabiç. Në fokus të bisedimeve është situata politike në vend dhe zgjedhjet e paralajmëruara më 24 prill në 4 komunat në veri të Kosovës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *