Jepet masa e sigurisë për drejtoreshën që mashtroi qytetarët

Në gjykatën e Korçës është mbajtur sot seanca gjyqësore për Viola Sterjon, ish-drejtoreshën e Mjedisit në Bashkinë Tiranë, e cila u arrestua tre ditë më parë. Ajo akuzohet për veprën penale “mashtrim me pasoja të rënda”. Trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sterjo mbërriti në ambientet e gjykatës me pranga në duar. Ajo u denoncua nga disa qytetarë nga Korca dhe Pogradeci të cilëve dyshohet se u ka marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte që ata të përfitonin financime nga AZHBR.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura pasi prokuroria ndodhet ende në fazën e hetimeve dhe përmbajtja e akteve dhe veprimeve hetimore të kryera është sekret.

Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar zyrtaren për mashtrim, duke akuzuar se i ka marrë shuma që variojnë nga 2 deri në 4 milionë euro, me premtimin se do t’u siguronte grante për ndërtime hotelesh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *