“Jeni të vdekur”/ 6 persona terrorizojnë një familje në Kuçovë, qytetari: Erdhën me shkopa bejsbolli, policia…

Një familje nga Kuçova është dhunuar nga gjashtë persona të pajisur me shkopa bejsbolli. Denoncimi lidhur me ngjarjen e rëndë e ka bërë 34-vjeçari Arbër Liço, kryefamiljari i shtëpisë së sulmuar, i cili në përpjekje për të mbrojtur familjen e tij duke mbyllur derën ka rënë viktimë e dhunës nga 6 personat e pajisur me shkopat e bejsbollit.

Shenjat e dhunës janë ende në trupin e tij edhe përse ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë. Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço, agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”, ndërsa Arbri ka njoftuar policinë ,e cila ka mbërritur në banesën e tij, në lagjen “11 Janari” në Kuçovë.

Pas kësaj, ai ka bërë edhe një kallëzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, por personat janë shoqëruar vetëm 2-orë dhe janë liruar. Duke deklaruar se, ai nuk ka pasur konflikte me askënd dhe se jeta e tij dhe e familjes së tij është e rrezikuar nga këta persona, Arbri kërkon ndihmën e policisë së shtetit dhe ndjekjen ligjore të rastit të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *