“Jemi të lidhur për gjithë jetën”/ Nga dashuria për Leo DiCaprio-n tek takimi i tyre pas 3 vitesh, Kate Winslet flet pa ‘doreza’

Në vitin 1997, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio vodhën zemrat e të gjithëve duke sjellë në jetë një romancë të pabesueshme në filmin e famshëm “Titanic”. Edhe pas shumë vitesh dashuria mes dy aktorëve mbetet e fortë.

Në një intervistë, Winslet zbuloi se ajo nuk mund të ndalonte së qari pasi e takoi pas tre vjetësh.

“Unë e njoh atë për një gjysmë jete. Nuk është se unë jam në Nju-Jork, apo ai në Londër, dhe kemi mundësi për të ngrënë darkë apo për të pirë kafe e për të biseduar. Ne nuk mund të largohemi nga vendet tona. Si shumë miqësi në mbarë botën, na mungon njëri-tjetri për shkak të COVID-19. Ai është shoku im, shoku im shumë i ngushtë. Jemi të lidhur për gjithë jetën”, ka treguar aktorja për The Guardian.

Aktorja tregoi se gjatë xhirimeve të Titanikut, ajo mbushi 21 vjeçe, ndërsa Leonardo 22. Më shumë se 25 vite më vonë lidhja e tyre mbetet e fortë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *