“Jemi dëshmitarë të ferrit”/ Rama dhe Abazoviç vizitojnë Borodjankan (Video)

Kryeministri, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç ka publikuar pamjet nga Borodjanka ku shkruan se bashkë me Ramën janë dëshmitarë të të ferrit të shkatërrimit të luftës.

Kujtojmë se ditën e sotme dy liderët do të takohen me Presidentin e Ukrainës, Zelensky, dhe Kryeministrin ukrainas si dhe do të vizitojnë disa nga zonat më të goditura nga luftimet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *