Java ndërkombëtare e ndërgjegjësimit ndaj miopisë

Miopia është një shqetësim vizual që ndodh kur ‘syri’ është shumë i gjatë. Imazhi formohet para retinës, dhe miopi shikon turbullt nga larg. Shikimi është, në të kundërt, i pastër nga afër: sa më e madhe miopia, aq më shumë është i nevojshëm afrimi i objekteve për t’i parë pastër.

Miopia identifikohet me një ekzaminim të mprehtësisë së shikimit, pastaj të refraksionit. Tek fëmija dhe të rinjtë, përdorimi i pikave cikloplegjike, që paralizojnë përkohësisht rregullimin e syrit (akomodimin) është shpesh i nevojshëm për të marrë një matje të efektshme të miopisë.

Nëse të dy prindërit janë miopë, fëmija i tyre ka 8x më shumë rrezik të zhvillojë edhe ai një miopi.

Që prej disa vitesh, identifikojmë një rritje të rëndësishme të miopisë tek të rinjtë. Kjo është e lidhur sigurisht me rëndësinë e kohës së kaluar në dritë artificiale, si edhe nga tepria e punës me shikim afër, për shembull, mbi ekranet e telefonave inteligjentë. Rekomandimet më të thjeshta për të ulur riskun e shfaqjes ose keqësimit të një miopie janë, që të kalohet çdo ditë një orë jashtë me dritë natyrale, dhe të shmanget të lexohet ose të shikohet telefoni shumë afër. Një distancë leximi më shumë se 30 cm është e rekomanduar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *