“Jemi përballuar dy herë në vjeshtë me ta dhe e dimë se sa e vështirë është ti mposhtësh. Kanë lojtarë të mirë dhe mendoj se kjo skuadër është edhe më e mirë se sa ajo që jemi përballur. Mungesa e Eriksen? Sigurisht që për ta ka qenë një goditje e fortë, jo vetëm që humbën një lojtar si Eriksen, por për të gjithë atë që ndodhi. Reaguan në mënyrë fantastike dhe tashmë janë më të fortë dhe më të bashkuar.

Wembley me 60,000 tifozë? Është fantastik për ne të kesh një suport të tillë, megjithatë në fund ndeshja do të vendoset në fushë dhe jo në tribunë. Na duhet një skuadër që të luaj mirë, të mbrojë mirë dhe të sulmojë mirë. Ne duhet të përgatitemi shumë mirë për të mposhtur një skuadër teknikisht të vështirë”, u shpreh Southgate në konferencë për shtyp.

/Priza.al/