“Jam i befasuar”, Shehu: Akti i rëndë! Mazhoranca nuk pranon në parlament rezolutën për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë

Deputeti i PD-së Tritan Shehu e cilëon  si akt të rëndë “bllokimin e rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë.

Shehu pohoi se është i befasuar që maxhoranca nuk pranon që kjo rezolutë të kalojë në parlament.

“Nuk prisja këtë qëndrim që mbajtën të majtët. Jam i befasuar sepse ata nuk pranuan që kjo rezolutë të kalojë në parlamentin shqiptar. Në momentin që parlamenti shqiptar deri sot nuk ka kaluar asnjë dokument për të dënuar këtë gjenocid, siç ka bërë PE, gjë që krijon një impakt shumë të madh për Kuvendin e Shqipërisë.

Akt shumë i rëndë bllokimi i kësaj rezolute që ka kaluar në Kosovë, Mal të Zi”, tha Shehu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *