Ja pse Gjykata e Tiranës e njeh Komisionin e Rithemelimit si organ drejtues të PD-së

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Tiranës, në lidhje me Komitetin e Rithemelimit.

Në këtë vendim thuhet se gjyqtari Agron Zhukri ka kryer verifikime dhe se ka arritur në konkluzionin se kërkesa e komitetit është në përputhje të plotë me ligjin dhe për këtë arsye ajo pranohet.

Gjykata rithekson se nuk ka rol aktiv në emërimin, ndryshimet apo shkarkimet e organeve drejtuese të partive politike, pasi kjo gjë u takon vetë strukturave të organizatave.

Sakaq, kujtojmë se ky vendim i dhënë nga gjyqtari Zhukri, është çuar në Gjykatën e Apelit nga Enkelejd Alibeaj, i cili u emëruar kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *