Iu gjetën verë dhe parfume kontrabandë në autobus, arrestohen 2 persona në Durrës

Policia e Durrësit në kuadër të vijimit të operacionit të koduar “Diesel 2”,  ka arrestuar dy persona, pasi gjatë një  kontrolli të ushtruar në autobusin e drejtuar nga 49-vjeçari me iniciale A.R., dhe pasagjer N.D., u gjetën dhe u sekuestruan 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët ishin kontrabandë.

Të ndaluarit akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të planit operacional të koduar “Diesel 2”, janë arrestuar edhe shtetasit A. R., 49 vjeç, banues në Fier dhe N. D., 58 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin që drejtonte shtetasi A. R. dhe ku ishte pasagjer shtetasi N. D., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë  e provës materiale, 120 shishe dhe 30 litra verë, si dhe 205 kuti me parfume të markave të ndryshëm, mallra të cilët u gjetën pa faturë blerjeje dhe të padeklaruara në doganë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *