Iu gjetën kanabis dhe armë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Sipas informacioneve të marra nga policia  në territorin e fshatit Stojan, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike.

Si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa dhe armë gjahu.

Sakaq u shpallën në kërkim shtetasit N. T., 34 vjeç, N. K., 31 vjeç dhe N. C., 63 vjeç, të tre banues në Mat.

Njoftimi i Policisë:

DVP Dibër / Vijon operacioni policor i koduar “Stojani”

Në kuadër të këtij operacioni goditet një rast tjetër i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit. Sekuestrohen rreth 3.3 kg kanabis dhe një armë gjahu.

Shpallen në kërkim 3 shtetas si autorë të dyshuar të këtyre veprimtarive kriminale.

Më herët, në kuadër të operacionit “Stojani”, u sekuestruan 33 kg kanabis, u vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim vëllai i tij.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në territorin e fshatit Stojan, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike. Mbi bazën e këtyre informacioneve është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme Operacionale e “Shqiponja”, si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve N. T., 34 vjeç, N. K., 31 vjeç dhe N. C., 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit N. C., është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *