Italia bllokon ChatGPT, ja arsyetimi

Mbikëqyrësi i mbrojtjes së të dhënave në Itali njoftoi ditën e sotme ndalimin e menjëhershëm të aksesit në chatbotin e inteligjencës artificiale ChatGPT. Si shkak, ky autoritet përmendi shkeljet e supozuara të privatësisë.

Në një deklaratë, Autoriteti Kombëtar Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale tha se ChatGPT kishte “kryer një shkelje të të dhënave më 20 mars në lidhje me bisedat e përdoruesve dhe informacionin e pagesave të abonentëve në shërbimin me pagesë”.

Vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pritet të rezultojë në kufizimin e përkohshëm të përpunimit të të dhënave të përdoruesve italianë përballë, krijuesit të ChatGPT OpenAI”.

ChatGPT u hodh në treg në nëntor të vitit 2022 dhe që atëherë është bërë jashtëzakonisht popullor, duke i impresionuar përdoruesit me aftësinë e tij për të shpjeguar çështje komplekse qartë dhe shkurt. ChatGPT shkruan në stile dhe gjuhë të ndryshme me një “ton njerëzor.” Po ashtu, ai mund të krijojë poezi dhe të kalojë provime.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *