Itali/ Tentoi të vriste ish-gruan; dënohet me 16 vite burg shqiptari, në gjykatë kërkoi…

Një shtetas shqiptar është dënuar me 16 vite burg në Itali pasi tentoi të vriste ish-bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se kështu është mbullur çështja gjyqësore për plagosjen e ndodhur në vitin 2021 në via Montesanto në Sulmona .

“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë njerëzve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit dhe lirinë,”– është shprehur shqiptari. Një pendesë që ndodhi para se të mbyllej gjyqi, por që nuk e ndihmoi Hysen Alikno, 53-vjeçarin me origjinë shqiptare, të shmangte dënimin me 16 vjet burg. Kjo përveç shumës prej 50 mijë eurosh që duhet t’i japë ish-bashkëshortes së tij.

Para krimit të përgjakshëm të 2021-shit, Hyseni kishte kërcënuar vazhdimisht si gruan, ashtu edhe djalin e tij të rritur deri kur më datë 29 korrik e goditi 2 herë me thikë në bark. Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *