Itali/ Pranga 23-vjeçarit shqiptar që u kap me kokainë dhe sulmoi efektivët e policisë

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me kokainë. Karabinierët italianë, gjatë një shërbimi të zakonshëm të kontrollit të qarkullimit rrugor, në Via Montegrappa, kanë urdhëruar ndalimin e një makine “Nissan Pixo” të drejtuar nga i riu shqiptar, përkohësisht pa leje drejtimi dhe dokumente të tjera identifikimi.

Efektivët e shoqëruan në shtëpinë e tij, por vunë re një qëndrim tepër nervoz. Sapo arritën para derës së hyrjes, djali i ka kërcënuar ata duke u përpjekur t’u hedhë fillimisht një karrige dhe më pas një aspirator kuzhine.

Pasi i thanë të qëndronte i qetë, karabinierëve i’u desh të përdornin pistoletën elektrike dhe më në fund arritën ta bllokonin në mënyrë të sigurt.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 51 gramë kokainë. 23-vjeçari, u arrestua për trafik droge, dhunë dhe rezistencës ndaj një zyrtari publik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *