Itali/ Në pranga shqiptari, i arrestuar 5 herë brenda 7 muajve për drogë

Një shqiptar është arrestuar pesë herë brenda shtatë muajve. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili akuzohet për trafik droge.

Shqiptari i mbrojtur nga avokati Marco Bosco, është futur sërish në telashe, edhe këtë herë për çështjes të trafikut të drogës.

Ditën e djeshme agjentët u paraqitën në derën e shtëpisë së tij dhe ekzekutuan një urdhër për kontrollin e banesës, ndërkohë u ndalua dhe një i afërm i shqiptarit, i cili tentoi që të fshihte tre doza kokainë. Gjatë kontrolleve në banesë, të riut iu gjet një sasi droge si dhe 1500 euro cash që besohet se ishin të ardhura nga shitja e drogës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *