Itali/ Në pranga dy trafikantët shqiptarë të drogës, kokainë, kanabis dhe mijëra euro

Autoritetet policore në qytetin e Bolonjës në Itali kanë arrestuar dy trafikantë droge, si edhe kanë sekuestruar disa kilogramë lëndë narkotike, para dhe armë.

Një 37-vjeçar shqiptar u kap pasi ishte vendosur nën vëzhgim nga efektivët, ndërsa gjatë arrestimit iu gjet rreth një kilogram kokainë dhe rreth 20 mijë euro.

Në të njëjtën kohë, në zonën e Reggio Emilia agjentë të tjerë vijuan vëzhgimet pranë banesës së 37-vjeçarit, ku identifikuan një tjetër shqiptar, 46 vjeç, i cili u arrestua më pas..

Në makinën e tij u gjet një çantë shpine me rreth 6 kilogramë kokainë, 20 kilogramë kanabis si edhe një psitoletë Taurus dhe 50 gëzhoja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *