Itali/ Kryeministrja Meloni viziton zonat e përmbytura

Shirat e furishëm nxorën lumenjtë nga shtrati dhe 14 persona humbën jetën teksa rrugë e qyteza në verilindje të Italisë u shndërruan në lumenj.

10,000 persona janë rikthyer tashmë në shtëpitë e tyre, por janë ende 26,000 të tjerë të zhvendosur.

Kryeministrja Giorgia Meloni sapo u kthye në Itali nga samiti i G7 që u mbajt në Hiroshima të Japonisë vizitoi qytetet e shkatërruara në zonat Forlì dhe Ravenna.  Ajo iu premtoi qytetarëve rindërtim dhe kompensim për gjithçka materiale që kanë humbur.

Vdekja e 14 personave dhe përmbytjet që shkatërruan Italinë verilindore ishin një “paralajmërim” për ndryshimin e klimës, thonë aktivistët e mjedisit, të cilët në shenjë proteste kanë lyer me bojë të zezë një nga shatërvanët më të famshëm në Romë, Fontana Di Trevi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *