Itali/ Arrestohet shqiptari, vrau në 1997 dhe u arratis (Emri)

Një 49-vjeçar është lokalizuar dhe kapur në Itali me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për Artur Doku alias Gent Sherifi.

Ai rezulton i dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vitin 1997, 49-vjeçari ka vrarë me armë zjarri një person dhe ka plagosur një tjetër. Tashmë, autoritetet do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri për të vuajtur dënimin e shqiptuar nga Gjykata e Apelit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *