Itali/ Arrestohet 34-vjeçari, tentoi të udhëtonte me pasaportë fallco

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali. Shqiptari ishte duke tentuar të shkonte drejt Francës, por i është refuzuar hyrja, pasi kishte dokumente false.

Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari, udhëtonte me pasaportë dhe kartë identiteti të kombësisë greke.

I riu ndodhet aktualisht në urgjencën e spitalit të Parinit, për shkak të problemeve shëndetësore të raportuara pas arrestimit. Sakaq pritet masa ndëshkimore nga drejtësia italiane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *