Itali/ Arrestohen kushërinjtë shqiptarë, ja për çfarë akuzohen (Emrat)

Dy të rinj shqiptarë, kushërinj me njëri-tjetrin kanë tentuar t’i iknin policisë italiane pas arrestimit për lëndë narkotike. Sipas mediave vendase, një 22-vjeçar shqiptar i arrestuar më 12 janar të vitit të kaluar për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin, ka tentuar t’i arratiset punonjësve të policisë.

Bëhet fjalë për Xhasik Gjonin, i cili u arrestua më 12 janar të vitit të kaluar. 22-vjeçari ndodhej në makinë nën shoqërinë e kushëririt të tij Osman Gjonit, 20 vjeç.

Arratisja dështoi pasi policia arrestoi dy djemtë. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, u gjetën dhe rreth 680 gramë kokainë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *