Ishte duke kryer riparime, bie nga tarraca e banesës dhe humb jetën 65-vjeçari në Tepelenë

Një 65-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga tarraca e banesës së tij.

Mësohet se shtetasi me iniciale B.Z., ku po kryente disa riparime në banesën e tij, në lagjen “Kala”, Tepelenë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *