Ishin nisur nga Maqedonia e Veriut për festën e Pavarësisë, autobusi me nxënës përplaset në Librazhd

Një autobuz me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se një makinë është përplasur me autobuzin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit, ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë policia dhe autoambulanca ndodhen në vendin e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *