Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune

Sipas një raporti të bankës “Goldman Sachs” Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë.

Sipas këtij raporti, Inteligjenca Artificiale do të mund të zëvendësojë ¼ e punëve në SHBA dhe në Europë.

Inteligjenca Artificiale shihet si një mundësi për të nxitur produktivitetin në të gjithë ekonominë.

Raporti evidenton se ndikimi i kësaj teknologjie do të jetë i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Për shembull, në ndërtim Inteligjenca Artificiale do të ndikojë 6%, në mirëmbajtje 4%, në profesionet në administratë 46% etj.

Ana negative e Inteligjencës Artificiale është se mund të ndikojë në uljen e pagave në sektorë të ndryshëm për shkak se nuk do të kenë vështirësi pune.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *