Instalimi i 21 kamerave të sigurisë në Shkodër, Berisha: Dëshmia flagrante se na sundon mafia!

Kreu i PD, Sali Berishës ka reaguar në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Shkodrës, ku theksoi se kjo është dëshmi se qyteti është nën sundimin e mafies.

Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se mafia po sundon kudo në Shqipëri, duke theksuar se kamerat e vendosura në Shkodër janë nga organizatat kriminale të cilat bashkëpunojnë ngusht me qeverinë. Më tej ai shtoi se një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, ka edhe në Vlorë, Elbasan e në Korçë, kudo jeni të filmuar.

“Mafia është ajo që sundon kudo. Krimi është ai që vendos. Ai ka bajlozët e tij, të përfaqësuar me Edi Ramën në qeveri. Krimi ka përfaqësues në parlament me Ballën e Gjiknurin. Krimi ka përfaqësues Erion Veliajn në Bashkinë e Tiranës.

Krimi vendos kudo. Njëlloj si në narko-shtetet më të konsoliduara në histori, në Amerikën Latine, rrugët, sheshet e qyteteve tona janë të vendosura tërësisht, në çdo metër katror në kontrollin e syrit të ciklopit. Kamerat e vendosura nga organizatat kriminale, të cilat bashkëpunojnë ngushtë me segmentet e tyre në polici dhe institucionet e tjera.

Vendosja e Shkodrës në një sistem kamerash të specializuara nga organizatat kriminale, është dëshmia më flagrante e gjithë fuqisë së mafias në këtë vend. Mendoni ju se është vetëm Shkodra? Absolutisht jo. Është çdo pjesë e këtij territori. Shkoni në Vlorë, nisuni në Elbasan, në Korçë, kudo jeni të filmuar”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *