Inceneratorët/ Basha: PD do të dorëzojë në SPAK, kallëzim penal për Ramën!

Kreu i PD, Lulëzim Basha në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar se javën e ardhshme, Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me aferën e inceneratorëve.

“Rama duhet t’i përgjigjej kërkesës për interpelancë urgjente me PD, pasi numri 2 i tij e akuzoi për aferën e inceneratorëve. Sot Rama ka përdorur vizitën e Blinken për t’u fshehur nga një detyrim kushtetues, dhe nga ana tjetër teatri i shpifur, që ai mos të ketë detyrimin për t’u përgjigjur para PD.

Siç edhe e kam komunikuar, PD nuk do të tërhiqet para këtij teatri, po përgatisim dhe javën e ardhshme do të dorëzojmë në SPAK kallëzim penale, bazuar edhe në të dhëna të reja, për aferën e inceneratorëve. Kryeministri është përmendur me emër në këtë aferë, nuk ka thënë Ahmetaj që është Edi Rama është përfitues por i ka marrë përmes Elisa Spiropalit. Nuk e ka thënë një opozitar, por ish-numri dy i qeverisë. Ne javën e ardhshme do të paraqesim në SPAK, kallëzim penal”, tha Basha për gazetarët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *