Ilir Beqaj refuzon mandatin e Benet Becit si deputet i PS në Shkodër

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk e ka pranuar mandatin e Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

Në media raportohet se Beqaj e ka dorëzuar përgjigjen e tij negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.

Kujtojmë se emri i Benet Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më 28 Shkurt të këtij viti.

Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *